Dy persona kanë dhunuar me sende të forta një 35-vjeçar në Korçë.
Policia ka vënë në pranga Kreshnik Xhafa, 29 vjeç dhe Asllan Xhafa, 38 vjeç, banues në Lavdar.
“Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se dhunuan shtetasin me iniciale D.P., 35 vjeç, për motive të dobëta,”-raporton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Plagosja e lehtë” kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 89 e 25 të Kodit Penal.