Zbulohet një bazë që furnizonte me armë grupet kriminale dhe personat që merren me veprimtari kriminale.
Operacioni është kryer nga Komisariati i Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.V.P. Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor.
Policia ka arrestuar Ramazan A, 64 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak).
“Ky shtetas kishte përshtatur banesën e tij në një bazë e cila iu shërbente grupeve kriminale apo personave që merren me veprimtari kriminale për furrnizim me armë zjarri” informon policia.
Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
– 3 armë zjarri (automatik model 56 dhe dy pushkë gjysmë automatike).
4 armë zjarri të çmontuara (3 snajpera dhe 1 armë sportive).
– dy armë sportive.
– municion luftarak i llojeve të ndryshme, silenciator dhe pjesë të ndryshme armësh zjarri.
Per arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.
Burimi: Ora News