- Sipas policisë, në pranga janë vënë shtetasit Artur Marku, 21 vjeç, banues në Fushë Mëzezë, Tiranë ( i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje “); Ogert Skordha, 27 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”); Amarildo Jashari, 20 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja”). Si dhe u shpall në kërkim policor bashkëpunëtori tjetër, shtetasi : F. M., 30 vjeç, i banues në Durrës ( i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja”).
Gjithashtu, Komisariati numër 2 në Tiranë bën të ditur se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Elidon Alla, 24 vjeç, i cili ka tentuar të vjedh një banesë në rrugën “Sali Butka”, duke u ngjitur nëpërmjet tubit të shkarkimit deri në katin e 7. Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se ky shtetas është autor edhe i 11 vjedhjeve të mëposhtme : – Vjedhjes së ndodhur më datë 02.04.2018, ku në rrugën “Grigor Heba “ është vjedhur banesa e shtetasit B. S.
-Vjedhjes së në ndodhur më datë 06.04.2018, ku në rrugën “Abdyl Frashëri” shtetasit O. B. i është vjedhur zyra.
– Vjedhja së ndodhur më datë 14.04.2018, ku shtetasit E. F., është tentuar ti vidhet mjeti.
– Vjedhjes së banesës së shtetasit A. B., më datë 15.04.2018
– Vjedhjes të dyqanit në pronësi të shtetasi R. V., të ndodhur më datë 22.04.2018.
-Vjedhjes së ndodhur më datë 26.04.2018 ku janë marrë një shumë të hollash.
-Vjedhjes së banesës së shtetasit D. A., të ndodhur më datë 01.05.2018.
-Vjedhjes së banesës së shtetasit E. H., të ndodhur në datë 09.05.2018.
– Vjedhjes së banesës së shtetasit V. N., të ndodhur në datë 29.05.2018.
– Vjedhjes së dyqanit në pronësi të shtetasit B. S., të ndodhur në datë 12.06.2018.
-Vjedhjes së banesës së shtetasit K. K. të ndodhur në datë 17.06.2018./topchannel