Suleyman Soylu: Në Amerikë kemi një pronë, FETO

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu: "Në Amerikë kemi një pronë, FETO. Nuk do ta lëmë atje, do ta marrim"

 Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, nëpërmjet një mesazhi në llogarinë e tij në Twitter ka reaguar ndaj vendimit të SHBA-ve për sanksione ndaj tij dhe ministrit të Drejtësisë, Abdulhamit Gül, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në Amerikë kemi një pronë, FETO. Nuk do ta lëmë atje, do ta marrim”, ka shkruar Soylu.

Reagimi i tij erdhi një ditë pasi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha se mund të vendosin sanksione ndaj ministrave Soylu dhe Gül, për mos lirimin e pastorit amerikan Andrew Craig Brunson i cili përballet me akuza për terrorizëm në Turqi.

Sanders po ashtu ishte shprehur se do të bllokohen pasuritë e mundshme të dy ministrave në SHBA.

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Turqisë, mbrëmë protestoi fuqishëm ndaj vendimit të Departamentit amerikan të Thesarit, duke kërkuar nga administrata amerikane të tërhiqet nga “vendimi i gabuar”.

Brunson u transferua në arrest shtëpiak javën e kaluar, pasi ishte arrestuar në provincën e Izmirit në dhjetor të vitit 2016. Ai akuzohet për spiunazh për PKK-në, e njohur si organizatë terroriste në SHBA dhe Turqi dhe organizatën terroriste FETO, e cila qëndron prapa tentativës për grusht shteti në korrik të vitit 2016, që martirizoi 251 persona dhe plagosi mijëra të tjerë.