Mevlüt Çavuşoğlu: Terroristët e PKK-së janë vrasës fëmijësh, do të japin llogari

Gjatë sulmit terrorist në Hakkari të kryer të marten humbën jetën bashkëshortja e ushtarit Nurcan Karakaya dhe foshnja e tij 11 muajshe

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu pas sulmit të pjesëtarëve të organizatës terroriste PKK ndaj civilëve në Hakkari të Turqisë, porositi se vrasësit e fëmijëve do të japin llogari, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë sulmit terrorist në Hakkari të kryer të martën humbën jetën bashkëshortja e ushtarit Nurcan Karakaya dhe foshnja e tij 11 muajshe.

“Vrasësit e foshnjës do të japin llogari, nuk do të kenë ku të ikin”, shkroi Çavuşoğlu.

Ai shpërndau porosinë në Twitter gjatë vizitës në Singapor ku po mbahet takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Me të u shpërnda etiketa “PKK vrasëse e foshnjës”.