Në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, filloi takimi i parë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (MGK) në sistemin e ri presidencial të qeverisjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi mbahet në Kompleksin Presidencial, ndërsa kryesohet nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan.
Në takimin e parë pas hyrjes në fuqi të sistemit presidencial marin pjesë nënpresidenti turk Fuat Oktay, ministri i Drejtësisë Abdulhamit Gül, ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, Shefi i Shtatmadhorisë Yaşar Güler dhe komandantë të ushtrisë.
Në takim do të diskutohen lufta kundër terrorizmit, përfshirë organizatat terrosite FETO dhe PKK, zhvillimet e fundit në Siri dhe situata e fundit e marrëveshjes së arritur me SHBA-në në lidhje me Munbixhin.
Pikë e rëndësishme në rendin e ditës së MGK-së do të jetë edhe paralajmërimi i sanksioneve nga ana presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe nënpresidentit Mike Pence për shkak të gjykimit të pastorit amerikan Andrew Craig, i cili ishte ndaluar nga autoritetet turke për lidhje me organizatat terroriste.