Tigrat drejt zhdukjes

Alarm për zhdukjen e tigrave. Aktualisht në botë kanë mbetur vetëm 3890 ekzemplarë, ndërkohë që në fillim të shekullit të kaluar numëroheshin 100 mijë.

Vendet në të cilat felini i madh rritet janë 13, ndër të cilët India, Rusia, Nepal, Bhutan, Bangladesh, Kina, Indonezia, Tailanda etj dhe janë zotuar që brenda vitit 2022 të dyfishojnë popullsinë e kafshës së egër. Aktualisht vendi ku gjendet numri më i lartë i tyre është India me nënllojin Bengala.

Nga censusi i fundit i kryer në Indi, ekzistojnë 2226 ekzemplarë të tigrit të racës Bengala. Ndërsa numërohen rreth 450 tigra siberianë në Rusi, shkruan Klan Plus.

Shkaqet kryesore të zhdukjes së kafshës lidhet me veprimtarinë e njeriut. Gjuetia, konflikti njeri-tigër dhe konsumi i habitatit natyror të tij po e çojnë drejt zhdukjes dhe ekspertët thonë se duhen marrë masat e duhura për ndalimin e këtij fenomeni.