Spanjë, shpëtohen 123 emigrantë në ngushticën e Gjibraltarit

Shërbimi i shpëtimit njoftoi se kanë tërhequr emigrantët nga 12 anije të ndryshme të cilët mëngjesin e sotëm u vërejtën nga ekipi i shpëtimit

Shërbimi i shpëtimit detar të Spanjës ka njoftuar se janë shpëtuar 123 emigrantë nga Afrika veriore të cilët u përpoqën të kalojnë Detin Mesdhe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shërbimi i shpëtimit njoftoi se kanë tërhequr emigrantët nga 12 anije të ndryshme të cilët mëngjesin e sotëm u vërejtën nga ekipi i shpëtimit pranë ngushticës së Gjibraltarit.

Vala e re e emigrantëve ka pasuar pasi Spanja shpëtoi rreth 1.000 persona të cilët kishin marrë rrugëtimin e rrezikshëm nga vendet afrikane për në brigjet evropiane të premten dhe të shtunën.

Spanja ka pranuar mbi 20 mijë emigrantë të cilët kanë mbërritur në vend përmes rrugëve detare në vitin 2018. Problemet në Libi dhe rrefuzimi i Italisë për të lejuar ankorimin e anijeve të shpëtimit në territorin e saj, ka vështirësuar rrugëtimin për Itali dhe Evropë.

Trafikantët me njerëz transportojnë emigrantët me gomone të cilat nuk janë të përshtatshme në det të hapur. Këtë vit jetën e kanë humbur mbi 1.500 persona në përpjekje për të kaluar Mesdheun.