Korporata Elektroenergjetike Shqiptare raporton se këtë vit rezervat energjetike vijojnë të mbetet ndjeshëm më të larta se vitin e kaluar, kur vendi u përball edhe me një thatësirë, e cila ndikoi në sistemin energjetik të varur pothuajse tërësisht nga hidrocentralet.
Përgjatë javëve të fundit, rezerva energjetike llogaritet në rreth 1300-1200 GWh energji, mbi dyfishi për periudhën Korrik 2017. Kjo madje përbën një rekord historik për këtë kapacitet energjetik gjatë muajit Korrik.
Siç paraqitet në grafikun e mësipërm, rezerva, e mbështetur kryesisht në nivelin e ujit në hidrocentralet kryesore të vendit, ka qëndruar në kushte të favorshme përgjatë gjithë vitit falë prurjeve shumë më të larta se mesatarja shumëvjeçare, të krahasueshme me vitet 2010 dhe 2013.
Këto kushte kanë mundësuar prodhimin në nivele rekord të energjisë dhe për gjashtëmujorin e parë nuk kemi patur import energjie, ndërkohë që shitjet e eksportit arritën në 57.1 milionë euro, 34.5 milionë euro më shumë se mesatarja e 5 viteve në fundit./SCAN