Menjëherë pas arrestimit, i riu Vilson Brahaj ka pranuar që është ai autori i vendosjes së tritolit në banesën e Gazmir Dacit.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia ai ka pranuar autorësinë, pasi sipas tij i ishte ofruar një shumë parash.
Sipas News24 ai mësohet të ketë thënë se është i papunë dhe i nevojiteshin lekët.
“Mora 5 mijë euro për të vënë tritol. Pranoj autorësinë e vendosjes së lëndës eksplozive. Jam i pa punë nuk kam asnjë të ardhur. Kisha nevojë për para prandaj e bëra”, ka deklaruar ai.
Ndërsa më tej ai ka treguar se ku e ka blerë lëndën plasëse që më pas e vendosi në banesës e Dacit:
“Tritolin e kam blerë në Fushë-Krujë”.
Ai ka thënë mes të tjerash se me fmailjen Daci ka njohje. Brahaj thotë se tritolin e ka vendosur për para, pasi me Xhelal Dacin dhe Gazmir Dacin nuk ka asnjë problem.
“Të atin e Gazmir Dacit e njoh se jetoj në Kamëz. Nuk kam asgjë me Xhelal Dacin. Gjithçka e bëra për para”, mësohet të ketë deklaruar Brahaj./SOT