Djali i Soros takon kryeministrin në jug të Shqipërisë: Me njeriun më vizionar

Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros, ndodhet sot në një vizitë në jug të Shqipërisë

Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros, ndodhet sot në një vizitë në jug të Shqipërisë.Lajmin e ka bërë të ditur vetë Aleksandër Soros, i cili ka publikuar një  edhe një foto në Instagram së bashku me kryeministrin Edi Rama.Në postimin e tij në Instagram, Soros shkruan se është shumë i lumtur që po kalon kohë me Ramën.

“Fantastike të jem sërish në Shqipëri dhe të kaloj pak kohë me kryeminstrin Edi Rama, njeriun më vizionar dhe të diskutojmë mbi progresin e Shqipërisë drejt integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal”, është ky postimi i tij në Instagram./SOT