Libani hedh tanket në det për një arsye të çuditshme

Në Liban kanë vendosur që të hedhin tanket në det për të krijuar shkëmbinj nënujorë artificialë që do të ndihmojnë në lulëzimin e jetës nën ujë.

Në Liban kanë vendosur që të hedhin tanket në det për të krijuar shkëmbinj nënujorë artificialë që do të ndihmojnë në lulëzimin e jetës nën ujë.

Mjetet e rënda ushtarake janë lëshuar në Detin Mesdhe, ashtu si furgonët dhe autobusët.

Ambientalistët i zhytin këto mjete në det në mënyrë që algat, koralet dhe bakteret të lulëzojnë dhe si rrjedhim tërheqin peshqit për hedhjen e vezëve, shkruan Top Channel.

Shkencëtarët kanë përdorur tanke për të rritur jetën e detit në rajon që nga viti 2012, kur Dr. Michel Chalhoub nga Bejruti siguroi fonde për të rikthyer bukurinë në bregun e Tripolit.