Një ”çelës sigurie” i një burgu në qendër të Francës është gjendur pikërisht në qelinë e një të burgosuri gjatë një kontrolli rutinë, njoftuan prokuroria dhe administrata e burgjeve, duke konfirmuar një informacion të publikuar në web-in e së përjavshmes franceze ”Le Point”.
Çelësi i cili mund të hapë dyert e qelive të godinave të fjetjes u gjet gjatë një kontrolli rutinë me 11 korrik në një burg në Saint-Maur, pranë Châteauroux, raporton ATSH:
Një mjet prej druri i prodhuar në mënyrë artizanle u zbulua gjithashtu në këtë qeli, sipas prokurorisë.
Një hetim paraprak ka nisur ”me akuzën për fshehje të objekteve të jashtëligjshme”, njoftoi për median prokurorja e Republikës së Châteauroux, Stefani Auine.