Babai i Gazmir Dacit kërcënon live dhe tregon me emër se kush ia bëri atentatin

Xhelal Daci, të cilit iu vendos tritol gjatë natës në shtëpinë e tij në kamzë, e ka treguar me emër se cilin person dyshon si atentator të sulmit ndaj tij.

Xhelal Daci, të cilit iu vendos tritol gjatë natës në shtëpinë e tij në kamzë, e ka treguar me emër se cilin person dyshon si atentator të sulmit ndaj tij.

Xhelal Daci tha se autori i atentatoi me tritol është Saimir Kolaveri, vëllai i të ndjerit Valmir Kolaveri, të cilin e vrau i biri i tij Gazmir Daci. Ky i fundit është dënuar me 35 vjet burg.

Xhelal Daci foli me telefon nga jashtë vendit,  ku ndodhej, për mediat në Tiranë dhe reshtoi një seri akuzash ndaj familjes Kolaveri, e cila sipas tij po hakmerrej për vrasjen e të birit.

“Nëse nuk gjenden personat që kanë vendosur tritol, do ti gjej vete. Do marrë hak vet ndaj familjes Kolaveri, nëse nuk ndërhyn shteti. Do ta paguajë shtrenjtë shumë, me diçka që ai nuk do ta marr me mend, me diçka që ska ndodhur kurrë në Shqipëri” tha ai për News24.