Tritol në banesën e tij/ Ja kush është Gazmir Daci, 29-vjeçari që i shpëtoi snajperit në burg

Ky është Gazmir Daci, 29-vjeçari i cili momentalisht ndodhet në burg, ndërsa gjatë mbrëmjes iu vendos eksploziv në banesën e tij, në Bathore.

Ky është Gazmir Daci, 29-vjeçari i cili momentalisht ndodhet në burg, ndërsa gjatë mbrëmjes  iu vendos eksploziv në banesën e tij, në Bathore.

Daci është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi ka vrarë shtetasin Valmir Kolaveri dhe plagosi rëndë vëllain e tij, Robert Kolaveri, i cili aktualisht është i paralizuar.

Por nuk është hera e parë që ndaj Dacit janë bërë tentative për vrasje. Gazmir Daci i shpëtoi një atentati me snajper në burgun e Vaqarrit.

Ergys Kolaveri 25 vjeç dhe kushëriri i tij Enea Caka 24 vjeç qëlluan me armë brenda burgut të Vaqarrit gjatë kohës që të dënuarit ishin në orarin e ajrimit, në vitin 2016.

Plumbi kapi në këmbë shtetasin Lili Dulajn, duke e lënë të plagosur, ndërsa objektivi i vërtetë ishte Gazmir Daci, i cili gjendet po në Burgun e Vaqarrit dhe në momentin e sulmit ishte pak metra larg Dulajt.

“Edhe nga distanca e largët kuptohet se autori ka ngatërruar personin që planifikonte të ekzekutonte”- thuhet në njoftimin e policisë në periudhën kur ndodhi ngjarja, raporton Sot.

Ndërsa mësohet se edhe familja e tij është sulmuar në vitin 2017, ku në lokalin e tyre që ndodhet në Kamëz, është vendosur eksploziv.