Administrata Tatimore vijon kontrollet kundër informalitetit

Administrata Tatimore është e bindur se për të luftuar informalitetin dhe për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit veror duhet bashkëpunimi dhe ndihma e publikut dhe tatimpaguesve.

Administrata Tatimore është e bindur se për të luftuar informalitetin dhe për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit veror duhet bashkëpunimi dhe ndihma e publikut dhe tatimpaguesve.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përmes strukturave të saj të specializuara të Hetimit Tatimor është duke monitoruar dhe kontrolluar nga afër zonat turistike në të gjithë vendin, duke marrë një sërë masash ndaj shkelësve të ligjit.

Në këtë kuadër, referuar të dhënave të strukturave të Hetimit Tatimor Rajoni Jugor, gjatë aksionit të ndërmarrë në zonën e Himarës u penalizua subjekti, Irid Suli (“Via Mare”) me vendndodhje në Livadh për “moslëshim kuponi tatimor” (hera e parë). Subjektit iu sekuestruan pajisjet jofiskale dhe malli. Procedurat do t’i përcillen Drejtorisë Rajonale Tatimore Vlorë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka falënderuar qytetarët duke i ftuar ata që të jënë bashkëpunues duke refuzuar pagesat nëse nuk ju lëshohet kuponi tatimor.

Për këtë qëllim, Administrata Tatimore ka vënë në dispozicion: numrin e gjelbër pa pagesë 0800 14 14, adresën elektronike: [email protected]. Gjithashtu mund të dërgohen mesazhe, foto apo filmime në numrin 069 70 73 733.