Vlorë, sekuestrohen 2 gomone me vlerë 45 mijë euro

Dy skafe me vlerë 42 mijë euro janë sekuestruar nga policia në Vlorë.

 

Sipas policisë, skafet janë në pronësi të dy personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Policia sekuestroi një mjet lundrues, gomone 7.4 metra e gjatë, me vlerë tregu 12.000 euro, në pronësi të shtetasit G.M., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe u sekuestrua një tjetër mjet lundrues, gomone 10 metra i gjatë, me vlerë tregu 30.000 euro, në pronësi të shtetasit A.V., 50 vjeç, banues në Vlorë.