SHBA, mrekullia me shqiptarin e aksidentuar, që prej ditësh ndodhej në koma

Një djalë i ri shqiptar prej një jave ndodhej në koma, si pasojë e një aksidenti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një djalë i ri shqiptar prej një jave ndodhej në koma, si pasojë e një aksidenti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

27-vjeçari shqiptar u përplas në një rrugë një kalimëshe, teksa po merrte diçka nga bagazhi i tij.

Për mjekët gjendja e Muharrem Vuçitërnës, ishte kritike, por duket se të riut i duhej fare pak për ta kthyer në jetë.

Të riut nga Kosova, pas mësimit të lajmit dhe pas procedurave për udhëtimin, i shkoi në spital familja e tij.

Familja e Mukit, siç e njohin të afërmit, mes vështirësive udhëtuan nga Rahoveci, ku mundën të takojnë djalin.

Por pikërisht gjatë vizitës së tyre Muharremi u përmend, duke i ndjerë.

Tashmë i riu pritet të përballet me shtatë operacione, për shkak të gjendjes së rëndë, ku njëra nga këmbët, si pasojë e shtypjes dhe përplasjes nga makina, është infektuar, raporton Sot.

Tashmë miqtë dhe të afërmit kanë nisur nj fushatë në GoFundMe, për të mbledhur të ardhurave për përballimin e operacioneve, ku deri më tani janë mbledhur 60 mijë dollarë.