Një godinë 2-katëshe është përfshirë nga flakët në Shkodër. Situata paraqitet problematike pasi nga zjarri rrezikojnë apartamentet pranë saj.
Përmes një njoftimi zyrtar policia bëri me dije se zjarri ka rënë rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura.
Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.