Rusia përfundon përgatitjet për “armët e pamposhtura”

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një fjalimi në mars në Parlamentin federal i cilësoi si "të pamposhtura" shumë armë të reja, përfshirë edhe sistemet raketore Avangard dhe Sarmat

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se ka përfunduar zhvillimi i sistemit raketor hipersonik Avangard ndërkontinental, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ministria thuhet se zhvillimi i sistemit të raketave Avangard nga kompleksi rus i industrisë së mbrojtjes ka përfunduar në thelb dhe se ka kaluar në fazën e prodhimit serial.

Po ashtu bëhet e ditur se ka përfunduar edhe programi i testimit për lëshimin e sistemit raketor balistik ndërkontinental Sarmat, i cili ka aftësi për të bartur kokë bërthamore.