Gjykata e Lartë ka zgjedhur anëtarin e 9 të Gjykatës Kushtetuese. Holta Zaçaj do zërë vendin e zv. kryetares Vitore Tushe.
Në mbledhjen e kësaj të hëne, anëtaret e Gjykatës së Lartë, mes Elsa Mihës dhe Zaçes, zgjodhën këtë të fundit, për shkak të pikëzimit.
Zaçaj u zgjodh e para me 84.7 pikë në raport me 82 pikë që siguroi Miha.
Me zgjedhjen e anëtarit të ri, Gjykata Kushtetuese plotësohet me numrin e plotë prej 9 anëtarësh.