“Kosova është e pavarur”, Tabaku për tensionet Prishtinë-Beograd: Vendosja e barrikadave kujtojnë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, teksa ka dënuar forcën e dhunës.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Tabaku ka shkruar se në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, diplomacia dhe dialogu nuk po arrin asnjë rezultat, ndërsa vendosen e barrikadave kujton të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

“Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë duket se diplomacia & dialogu nuk po arrijnë rezultate. Cënimi i territorit, sulmi ndaj mediave, barrikadat në veri të Kosovës kujtojnë një periudhë të së shkuarës që nuk i përket të tashmes dhe ardhmes së BP!

Ajo që është arritur me hapa të vegjël në tryeza diskutimi, nuk duhet zhbërë brenda ditës me forcen e dhunës! Kosova është e pavarur, është realitet i pranuar nga të gjithë. Mohimi s’ndryshon kurrgjë dhe kur Serbia ta pranojë këtë realitet atëherë do të ketë paqe për të gjithë!”, ka shkuar Tabaku në Twitter.