Ofertë marramëndëse për Ronaldon, klubi saudit i ofron kontratë deri në 2030-n

Cristiano Ronaldo duket gjithnjë e më pranë transferimit te klubi i Arabisë Saudite, Al Nassr.

Sipas të përditshmes spanjolle, Marca, zyrtarizimi pritet të bëhet këtë të enjte, më 22 dhjetor.

37-vjeçarit portugez do t’i ofrohet një kontratë deri në vitin 2030, ku për 2.5 vite do të luajë si futbollist, e më pas si ambasador i klubit.

Si ambasador, Ronaldo mund të ndikojë me lobimet e tij për kandidaturën e Arabisë Saudite bashkë me Greqinë dhe Egjiptin për të organizuar Botërorin e 2030-s.

Prej 22 nëntorit, Cristiano Ronaldo është pa skuadër, pasi prishi me konsensus marrëveshjen me Manchester United pas krisjes përfundimtare për atë intervistë te Piers Morgan, në të cilën ai sulmonte klubin.