Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis më 22 dhjetor viziton Shqipërinë

Me 22 dhjetor pritet të vij të Shqipëri kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Kreu i qeverisë greke do të vizitojë zonën e Himarë, Dropullit dhe Finiqit.

Mitsotakis pritet të mbërrije në Himarë mëngjesin e ditës së enjtes ndërsa pritet të zhvillojë takime dhe me qytetarë të zonës.

Në një pjesë të takimeve do të shoqërohet dhe nga kryeministri Edi Rama.

Vizita e Mitsotakis ishte parashikuar me 6 dhjetor, në kuadër të samitit BE-BP.