Bosnjë dhe Hercegovinë merr statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

Këshilli Evropian i dha Bosnjë dhe Hercegovinës statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Udhëheqësit e BE-së miratuan vendimin në një samit në Bruksel pas rekomandimit nga Komisioni Evropian në tetor dhe votimit në Këshillin e BE-së dhe Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme këtë javë.

Prioritetet kryesore të Bosnjë dhe Hercegovinës janë bashkimi me komunitetin politik dhe ekonomik të shteteve evropiane, së bashku me anëtarësimin në NATO.

Vendi ballkanik u bë kandidat potencial për bllokun gjatë samitit të Këshillit Evropian në Selanik në vitin 2003.

Vendi zyrtarisht aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2016.

Statusi i kandidatit është hapi i parë në procesin afatgjatë të anëtarësimit të një vendi në BE.

Pasi një vendi i jepet statusi i kandidatit, negociatat e anëtarësimit fillojnë në faza, me kusht që të plotësohen kriteret e kërkuara.

Mund të kalojnë vite deri në fillimin e negociatave të anëtarësimit.