“Türkiye mbështet plotësisht integritetin territorial të Ukrainës”

Zv/ministri i Punëve të Jashtme të Türkiye-s, Faruk Kaymakcı, gjatë vizitës së tij në Shqipëri ka mbajtur seminarin me temë “Procesi i zgjerimit dhe integrimit të BE-së pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës”, i cili është fokusuar në disa çështje, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktivitetin e organizuar në ambientet e Universitetit të New Yorkut në Tiranë (UNYT), pjesë e Fondacionit Turk Maarif, ishin të pranishëm edhe ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, diplomatë të vendeve të tjera të akredituar në Shqipëri, përfaqësues të UNYT-së, pedagogë dhe studentë.

Kaymakcı foli për disa çështje që lidhen me ecurinë e marrëdhënieve mes BE-së dhe Türkiye-s, ndikimet e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, rolin dhe pozicionin e Türkiye-s në luftën Rusi-Ukrainë dhe çështje të tjera.

Në fjalën e tij, Kaymakcı, tha se Türkiye mbështet plotësisht integritetin territorial të Ukrainës, duke përfshirë Krimenë dhe zonat detare të Ukrainës.

Ai theksoi se në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, Türkiye qëndron në një pozicion strategjik.

“Si një anëtare e NATO-s, Türkiye qëndron në rolin e gjuhës së përbashkët mes dy vendeve. Reflektimet që vijnë nga kjo luftë, veçanërisht hendeku i sigurisë, pasiguria energjetike, rënia ekonomike dhe shtimi i emigracionit të parregullt, bëjnë të nevojshme BE-në dhe Türkiye-n kandidate”, tha Kaymakcı.

Ai theksoi se nëse Türkiye do të ishte anëtare e BE-së, kjo luftë do të ishte parandaluar dhe sipas tij, ajo që mungon sot është bashkëpunimi, koordinimi dhe uniteti mes NATO-s dhe BE-së.

“Ne nuk kemi nevojë për luftëra dhe konflikte për të çuar përpara procesin e zgjerimit. Duhet të punojmë në kohë paqeje. Edhe në kohë normale, nuk kemi nevojë për fjalë dhe agresione për të përshpejtuar procesin e të mësuarit”, tha Kaymakcı.

Një dimension tjetër i luftës Rusi-Ukrainë, tha ai, është edhe ajo që lufta ruse ka krijuar shumë probleme në ekonomitë e vendeve.

Duke folur rreth termit Ballkanit Perëndimor, Kaymakcı tha se kjo është terminologjia e shpikur nga BE-ja për të ndarë Türkiye-n nga pjesa tjetër e vendeve kandidate.

“Ne e dimë se tani ka dhjetë kandidatë dhe vende kandidate potenciale dhe gjashtë prej tyre janë nga ky rajon. Por këta nuk janë Ballkani Perëndimor”, tha ai, duke shtuar: “Natyrisht, ne nuk do të ndryshojmë fenë tonë sepse do të hyjmë në BE dhe nuk kemi ndërmend të ndërhyjmë në fenë e askujt”.

Në hapje të aktivitetit mbajti një fjalë përshëndetëse Rektori i UNYT-së, Erkan Erdemir, i cili foli edhe rreth përvojës së zv/ministrit Kaymakcı, ku theksoi se prania e tij në këtë seminar është një mundësi e madhe jo vetëm për studentët e marrëdhënieve ndërkombëtare të UNYT-së, por edhe për studentët që kanë interes për çështjet globale.

Kaymakcı gjatë vizitës së tij në Shqipëri u takua me zv/ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Megi Fino, ministren e shtetit dhe kryenegociatoren e Shqipërisë për negociatat me Bashkimin Evropian (BE), Majlinda Dhuka dhe me kryetarin e Grupit të Miqësisë Shqipëri- Türkiye në Kuvendin e Shqipërisë, Shpëtim Idrizi.