Në një reagim në “Facebook”, Tedi Blushi është shprehur se koha e keqbërësve në kryeqytet po merr fund.
Gjithashtu Blushi ka zhvilluar takime organizative në njësinë nr.9, duke shtuar se tashmë qytetarët po përgatiten për ndryshimin e madh në Tiranë.
Statusi:
Takime organizative në Njësinë Nr.9 për Ndryshimin e Madh që Tirana mezi po e pret! Çdo ditë pranë qytetarëve për të folur sy më sy, dëgjuar zërin e tyre dhe garantuar që nesër t’u shërbejmë me përulësi. Koha e keqbërësve të kryeqytetit po merr fund!