“Sulmi kriminal i Ramës i tregoi botës fytyrën e bandës që po qeveris”, Blushi për goditjen e Berishës me grusht: Dhunon e shtyp shqiptarët, shpopullon vendin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas goditjes me grusht të Sali Berishës gjatë protestës së sotme.

Në një reagim në Facebook, Blushi shprehet se “sulmi kriminal i Edi Ramës ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha dhe opozitës në tërësi i ka treguar sot të gjithë botës fytyrën e vërtetë të bandës që prej dhjetë vitesh po i vjedh, dhunon e shtyp shqiptarët dhe po shpopullon Shqipërinë”.

Bashkangjitur disa fotove ku shihen shkrimet për ngjarjen në mediat botërore, Blushi shkruan: Shporrja e Edi Ramës dhe bandës së “Rilindjes” është më shumë se kurrë një mision kombëtar dhe patriotik!