Mbyllet procesi i Primareve, rikonfirmohet Bardh Spahia në Shkodër, Zef Hila lë mandatin dhe kandidon në Vaun e Dejës

Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia konfirmohet sërish si kandidat i PD në Primare për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Gazetari Senad Nikshiqi, raporton se në 3 qendrat e votimit në Shkodër, Spahia mori 1386 pro, 6 kundër ndërsa të pavlefshme 5 vota. Në ketë mënyrë pjesëmarrja totale në primaret e PD Shkodër është 1397 votues nga mbi 4 mijë që ishin në listë me te drejte vote.

Ndërkohe ne Vau Dejës morën pjese 856 votues ndërsa deputeti Zef Hila mori 722 vota, duke u konfirmuar si fitues ne primaret e PD dhe si kandidati i ardhshëm i bashkisë, ndërsa kandidati tjetër Kole Shaben mori 142 vota.

Ne Puke janë kater kandidat dhe pritet qe dy prej tyre te dalin ne balotazh ashtu siç edhe ne Fushe Arres ka nje gare te forte me 5 kandidate dhe pritet edhe atje balotazhi. Ne Malesi te Madhe nuk u zhvilluan primaret e PD per shkak te problemeve te mëparshme nga kandidatet dhe kandidati per kryetar bashkie atje pritet qe te sillet nga qendra.