Pas shembjes së paligjshme të “Prestige Resort” duke iu vendosur 70 kg eksploziv, ka reaguar kreu i PD Sali Berisha.
Në një reagim në Facebook, Berisha ka postuar videon nga momenti i shpërthimit me tritol të resortit 7-katësh, ndërsa e cilëson kryeministrin Edi Rama si monstër.
Kujtojmë se shembja e paligjshme e resortit u bë një ditë para se Gjykata Administrative të merrte vendimin.
Kreu i partisë së Lirisë e ka cilësuar akt terrorist të kryeministrit shembjen e paligjshme të “Prestige Resort” nga IKMT ditën e sotme.
Ilir Meta shprehet se “përveçse një hakmarrje kriminale perverse ishte edhe prova më e padiskutueshme e një regjimi mafioz që ka asgjesuar shtetin e së drejtës”.
“Akti terrorist i Kryeministrit aktual kundër “Prestige Resort” përveçse një hakmarrje kriminale perverse ishte edhe prova më e padiskutueshme e një regjimi mafioz që ka asgjesuar shtetin e së drejtës. Ky krim nuk do të amnistohet ndonjëherë dhe përgjegjësit e këtij akti skizofrenik jo vetëm do të përgjigjen përpara ligjit por do të paguajnë deri në një pasojat financiare të një akti të tillë banditesk. Ora e Llogaridhënies po afrohet për bandën në pushtet!”, shkruan Meta.