U dënua me tre vite burg për tjetërsim pronash në Shëngjin, dorëzohet në polici ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj

Edhe pse urdhër arresti për ish kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frroku është lëshuar që në orën 13:00, policia ende nuk ka arritur ta arrestojë.

Më herët News24 kontaktoi me avokatin e tij Neshat Fanaj, i cili deklaroi se Frrokaj ka marrë kontakt me policinë dhe është duke pritur veprimet procedurale.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për News24 se avokati ka sqaruar se Frrokaj ka qenë duke u kthyer për në Lezhë dhe ka lajmëruar vetë autoritetet për të kryer procedurat e dorëzimit të tij.

Kujtojmë se ish kryebashkiaku i Lezhës është dënuar sot Nga Gjykata e Apelit të Shkodrës me vendim të formës së prerë me 3 vite burg për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të pronave tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.