Liderët e G7-s, sot takim virtual për sulmet ruse ndaj Ukrainës

Sot, liderët e grupit G7 do të zhvillojnë një takim virtual për të diskutuar për sulmet e njëpasnjëshme ndaj qyteteve ukrainase.

Gjatë thirrjes së sotme, liderët duke përfshirë presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss pritet të ritheksojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Në takim pritet që të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Gjatë ditëve të fundit, forcat ruse sulmuan me raketa Kievin dhe disa qytete të tjera të Ukrianës si Dnipro, Odessa, Mykolaiv, Khmelnytski, Zhytomyr dhe Lviv.

Këto sulme erdhën si një përgjigje e Vladimir Putin ndaj shkatërrimit të urës midis Krimesë dhe Rusisë.