Sot në orën 12:00, ambasadorja amerikane Yuri Kim do të takohet me Enkelejd Alibeajn, Dhurata Çupin dhe disa deputetë të tjerë në kuadër të Reformes Territoriale.
Të pranishëm do të jenë edhe ambasadorët e BE-së, Italisë, OSBE-së, Gjermanisë dhe Anglisë.
Disa ditë më parë, Partia Demokratike doli me propozime konkrete sa i takon ndarjes së re administrative.
Ekspertët e opozitës kanë prezantuar raportin final, ku kërkojnë shtimin me 33 bashki, pra 94 bashki në total nga 61 që janë aktualisht.
Ata kanë kërkuar gjithashtu, ndarje në 3 ose 6 rajone.