Meta takim me Berishën në selinë blu, diskutime për aksionin opozitar

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka takuar mëngjesin e sotëm kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha në selinë blu.

Në fotot e siguruara nga Euronews Albania shfaqen momentet kur Meta del nga selia blu, pasi ka zhvilluar takimin me Berishën.

Euronews Albania mëson se takimi është zhvilluar për aksionin opozitar. Nuk dihet ende se për çfarë kanë folur saktësisht dy krerët e partive politike.

Meta, në takimin 30 minutësh, ka qenë i shoqëruar nga deputeti Petrit Vasili.