Mëngjesin e së hënës, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me presidentin Bajram Begaj.
Ky është takimi i parë mes Ramës dhe Begajt, që kur ky i fundit ka marrë detyrën e presidentit. Mësohet se takimi i sotëm ka qenë informal.
Nuk dihet ende se për çfarë ka diskutuar kryeministri Rama me presidentin.
Ky takim vjen pas vizitës zyrtare të senatores amerikane, Jeanne Shaheen, në Tiranë.
Kjo e fundit u takua të shtunën me Begajn, kryeministrin Rama si dhe përfaqësues të opozitës.