Rama: Shumë shpejt do të marrim dronët e armatosur, për çfarë do të shërbejnë

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se shumë shpejt Shqipëria do të marrë dronë të armatosur.

Në fjalën e tij, në ambientet ku po prezantohet Shërbimi Satelitor, ai theksoi se dronët e armatosur janë për raste ekstreme kundër terrorizmit apo një armiku potencial.

“E fundit që kam është se satelitët shumë shpejt do të pasohen nga dronët. Me zhvillimet e reja, kemi vendosur të marrim dronë të armatosur që janë për raste ekstreme kundër terrorizmit apo një armiku potencial, por dronët kanë një tërësi funksionesh në komplementaritet, duke qenë në dinamikë të vazhdueshme, duke bërë rakordime apo thellime të të dhënave. Edhe dronët shumë shpejt do të jenë në dispozicion. Shteti shqiptar është më i fortë me këto instrumente”- tha Rama.