Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Lezhë-Milot, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka ndërruar jetë një grua.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se automjeti me drejtuese shtetasen Brunilda Lleshi, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Jani Loqi.

Fillimisht shtetasja me inicialet Gj Ll, mbeti e plagosur rëndë dhe u bë nisja e saj drejt spitalës të Traumës. Por ajo nuk i mbijetoi dot plagëve të marra duke ndërruar jetë.

“Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtuese shtetasen B.Ll., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J.L., ku si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë shtetasja Gj.Ll., pasagjere në mjet”, thuhej në njoftimin e parë të policisë.

“Në vijim të informacionit paraprak ju informojmë se ka ndërruar jetë shtetasja Gj.Ll., e cila ndodhej pasagjere në mjetin me drejtuese shtetasen B.Ll.”, njofton policia më tej.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .