Rama rendit kategoritë për dyfishim të ndihmës ekonomike

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga janari i vitit të ardhmëm do të ketë dyfishim të ndihmës ekonomike për nënat me tre apo më shumë fëmijë, për vajzat e dhunuara dhe trafikuara, për jetimët që janë në skemën e ndihmës ekonomikë dhe për fëmijët me aftësi ndryshe.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë nënvizoi se ligji i ri për Statutin ‘Fëmijë në mbrojtje të Republikës” do të japë një trajtim financiar edhe për fëmijët që prindërit e tyre kanë rënë në krye të detyrës.

“Për të gjithë fëmijët apo persona nën kujdestari të dëshmorëve të atdheut, të mjekëve dhe infermiereve që kanë humbur jetën si rezultat i pandemisë në krye të detyrës, të personave që kanë humbur jetën në përpjese për të mbrojtur pronën publike, ose për të shpëtuar dhe mbrojtur jetën e individëve të tjerë. Nëpërmjet kësaj nisme shteti merr në mbrojte dhe në përkujdesje të veçantë të gjithë fëmijët e këtyre kategorive. Ky status përfitohet edhe deri në moshën 18 vjeç. Deri në 25 vjeç nëse ndjek arsimin e lartë”, tha Rama.

Ai sqaroi se trajtimi financiar mujor do të llogaritet në bazë të pagës më mujore më të lartë të prindit apo kujdestarit ligjor që ka humbur jetën.

“Mbrojtja për fëmijët bëhet në masën 100% kur personi që ka humbur jetën ka 1 fëmijë, në masën 70% kur ka 2 fëmijë, në masën 50% kur ka 3 fëmijë, në masën 40 kur ka 4 fëmijë”, tha kreu i qeverisë.