Përfaqësues të të gjitha kategorive të sistemit shëndetësor janë mbledhur para qeverisë për të kërkuar pjesëmarrje në grupin punues për hartimin e Projektligjit për Pagat, që do t’ua mundësonte rritjen e pagave dhe vlerësimin e barabartë të tyre.
Ata po ankohen se për tetë vjet pagat e tyre nuk janë rritur e dallimi me sektorin privatë është i lartë.
Si rrjedhojë, Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla ka paralajmëruar grevë nga java e ardhshme nëse nuk përfshihen në grupin punues.
Sipas kësaj federate, vetëm në tetë muajt e parë të këtij viti 122 mjekë të moshës mesatare 31 vjeçare kanë ikur nga vendi, dhe me qindra infermierë.