Ylli i Paris Saint Germain, Kylian Mbappè, komenton zgjedhjen e Messit, në goditjen e parë të penalltisë kundër Leipzig:
“Eshtë normale, është respekt. Ai është lojtari më i mirë në botë, është një privilegj të luash me të.
Gjithmonë e kam thënë që nëse ka një penallti, e gjuan ati atë, pikë. Në të dytën, ai më tha “merre”, ishte fundi, ai ma dha mua dhe unë e mora”.
Kur rezultati i ndeshjes ishte 3-2 për Paris SG, pas dy golave të Messit (67’ dhe 74’ me penallti), për skuadrën e Pochettinos u akordua edhe një penallti tjetër në minutën e 94-t. “Pleshti” ia dha topin Mbappe për të realizuar edhe ai një dopiedë, por ylli i ri i parizienëve, e humbi atë.