Zjarri në Kaliforni regjistrohet si zjarri i dytë më i madh në historinë e shtetit

Zjarri i cili po vazhdon për 3 javë me radhë në shtetin amerikan të Kalifornisë, u regjistrua si zjarri i dytë më i madh në historinë e shtetit, ndërsa është bërë e ditur se u dëmtua një sipërfaqe prej më shumë se 187.000 hektarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zjarri i cili mori nofkën “Dixie Fire” përfshiu pjesën veriperëndimore të Kalifornisë dhe ende nuk është vënë nën kontroll.

Sipas deklaratës nga Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri (Cal Fire) i Kalifornisë, zjarri që vazhdon për tre javë me radhë, u regjistrua si zjarri i dytë më i madh në historinë e shtetit.

Sipas deklaratës së Cal Fire, gjithsej 187.000 hektarë tokë në rajon u dogjën plotësisht dhe shumë ndërtesa u bënë të papërdorshme, ndërsa qyteza historike Greenville u shndërrua në hi.

Qyteza Greenville u kthye plotësisht në hi

Për shkak të zjarrit “Dixie”, qyteza historike Greenville në veriperëndim të shtetit u shkatërrua plotësisht dhe më shumë se 180 ndërtesa u bënë të papërdorshme.

Qendra Kombëtare e Zjarrit e SHBA-së njoftoi se më shumë se 3 milionë hektarë tokë janë djegur në më shumë se 37.000 zjarre në të gjithë vendin që nga fillimi i këtij viti.