EURO 2020, Italia konfirmohet e para, Zvicra nuk kualifikohet direkt

Eshtë një rekord më vete edhe fakti që prej 10 ndeshjes Italia nuk pëson gol dhe këtë e tregoi edhe ndeshja në “Olimpico”.

Italia e para e Grupit A. Nuk kishte dyshime por sot zyrtarisht të kaltërit konfirmohen si skuadra që kualifikohet e para nga Grupi pas fitores 1-0 ndaj Uellsit.

Skuadrës së Mancinit i nevojitej edhe barazimi e megjithatë arritën të mposhtnin Uellsin duke e mbyllur këtë faze me 3 fitore në tre ndeshje.

Eshtë një rekord më vete edhe fakti që prej 10 ndeshjes Italia nuk pëson gol dhe këtë e tregoi edhe ndeshja në “Olimpico”.

Pavarësisht ndryshimeve në formacion, të kaltërit imponohen edhe pse jo me shkëlqimin e dy ndeshjeve të para ku golin deçiziv e shënoi Pessina në debutim në këtë Europian në minutën e 39’ me një devijim pas pasimit në një goditje dënimi.