Kryetari i PD-së Lulzim Basha, me anë të një postimi në “Facebook” shprehet se ka zhvilluar takim me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve Edmond Brahimajn në ditën e Fiter Bajramit.
Basha ka uruar të gjithë shqiptarët për Bajram, duke shprehur urimet më të mira për ta dhe Shqipërinë.
Postimi i kreut të PD Lulzim Basha:
Bajram të gëzuar dhe me fat për besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët. Paqe dhe gëzim në zemrat dhe shtëpitë e shqiptarëve në këtë ditë shprese.
Zoti ju begatoftë ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimajn në ditën e Fiter Bajramit.
Basha ka shkuar në Kryegjyshatën e Bektashinjve i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Aurela Basha.
Po sot Basha vizitoi edhe selinë e Komitetit Mysliman të Shqipërisë.