Florentino Perez nuk e fsheh trishtimin për dështimin e Superligës Europiane: Jam i zhgënjyer, ndoshta nuk e shpjeguam mirë

“Formati i Ligës së Kampionëve është i vjetër dhe interesant vetëm nga çerekfinalet e tutje”.

“Ky format në mënyrë të qartë nuk funksionon, kështu që ne menduam se mund të kishim një format ku ekipet më të rëndësishme në Evropë luajnë kundër njëri-tjetrit që nga fillimi i sezonit”.

“Ne i kemi përpunuar numrat dhe kemi ndjerë se mund të bëjmë shumë më shumë para, më shumë para edhe për të gjitha ekipet e tjera”, përfundoi i pari i Superligës Evropiane.

Ndryshe, klubet angleze, Interi, Milani dhe Atletico Madridi tashmë janë tërhequr zyrtarisht nga ideja e jetësimit të Superligës Evropiane, ndërsa Reali, Barcelona dhe Juventusi ende nuk kanë bërë diçka të tillë zyrtarisht.