Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në qytetin e Shkodrës.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se një grua është gjendur pa shenja jete në banesën e saj, në zonën e njohur si “Pallati 8 katësh”. Shtetases i janë gjetur shenja në trup të shkaktuara nga një mjet prerës.
E ndjera është gjetur pa shenja jete nga fëmijet, pasi janë kthyer nga shkolla. Bashkëshorti i saj jeton në Gjermani. Sipas policisë, dyshohet se për një vetëvrasje në kushtet e një gjendjeje të rëndë psikologjike.
Efektivët ndodhen në vendngjarje për të hetuar mbi shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë si dhe pë identitetin e saj.