Pas sezonit të kaluar të ndërlikuar, kampionati automobilistik më i famshëm në botë është gati të ndezë sërish motorët. Grand Prix i parë sezonal do të zhvillohet të dielën, më 28 mars, në cirkuitin e Sakhir, në Bahrejn.
10 skuderitë janë gati për këtë vit, me 23 garat, që do të mbyllen në Etihad Airways Formula One Abu Dhabi Grand Prix më 12 dhjetor.
Risia në kalendarin e vitit 2021 është Grand Prix i parë në Arabinë Saudite, e cila do të jetë fundjava e garës së parafundit, para finales në Abu Dhabi.
Me fillimin e këtij sezoni, Spotrac ka bërë klasifikimin e pilotëve më të paguar në botë.
Sipas Spotrac, i pari, jo vetëm në cirkuit, mbetet disa herë kampioni Lewis Hamilton, i cili edhe këtë vit është piloti më i paguar, pas rinovimit të fundit. Në vend të dytë, veterani Fernando Alonso, i cili rikthehet në Formula 1 me skuderinë Alpine-Renault. Podiumi mbyllet me Max Verstappen, me skuderinë Aston Martin Red Bull Racing.
Në vend të shtatë dhe të nëntë janë dy pilotët e skuderisë së Ferrari-t, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.
Më poshtë renditja e gjithë pilotëve të Formula 1 sipas pagave
- Lewis Hamilton, Mercedes: $55,000,000
- Fernando Alonso, Alpine: $20,500,000
- Max Verstappen, Red Bull: $19,130,000
- Sebastian Vettel, Aston Martin: $17,000,000
- Daniel Ricciardo, McLaren: $17,000,000
- Valtteri Bottas, Mercedes: $11,000,000
- Charles Lecler, Ferrari: $11,000,000
- Kimi Raikkonen, Alfa Romeo: $7,525,000
- Carlos Sainz, Ferrari: $6,841,000
- Esteban Ocon, Alpine: $4,652,000
- Sergio Perez, Red Bull: $3,420,000
- Lance Stroll, Aston Martin: $1,915,000
- Lando Norris, McLaren: $1,915,000
- Pierre Gasly, AlphaTauri: $1,915,000
- Nikita Mazepin, Haas: nuk dihet
- Nicholas Latifi, Williams: $958,000
- George Russell, Williams: $958,000
- Mick Schumacher, Haas: nuk dihet
- Yuki Tsunoda, AlphaTauri: nuk dihet
- Antonio Giovinazzi, Alfa Romeo: $684,000
/Monitor