Burgu i Reçit, largohen drejtori dhe shefi i policisë

Kur ka mbetur pak me shume se një muaj nga data e zgjedhjeve, ne njërin nga institucionet me numrin me te madh te te punësuarve ne rajonin e veriut, ne Burgun i Reçit është bere ndryshimi i drejtuesve...

Kur ka mbetur pak me shume se një muaj nga data e zgjedhjeve, ne njërin nga institucionet me numrin me te madh te te punësuarve ne rajonin e veriut, ne Burgun i Reçit është bere ndryshimi i drejtuesve.

Mësohet se drejtori i emëruar ne tetor te 2019-es, Dede Zhivani, është larguar duke u emëruar sipas gjasave ne te njëjtin post ne Burgun e Shënkollit.

E njëjta lëvizje është bere dhe me shefin e sigurisë, K/Komisar Tofik Sinanin, qe mbante këtë post ne IEVP Shkoder nga muaji dhjetor i vitit 2018.

Ne postin e drejtorit pritet te vendoset këtë fillim jave Maliq Meta, qe mbante detyren e specialistit te SHKB-se pranë këtij institucioni nga janari i vitit 2019, ndërsa detyra e shefit te policisë i është ngarkuar Komisar Robert Bundos, qe vjen nga detyra e shefit te regjimit te brendshëm ne IEVP Fushe Kruje pas një periudhe rreth një vjeçare si shef policie ne Shenkoll.

Nuk dihet me siguri nëse ndryshimet e kryera janë ne kuadër te fushatës zgjedhore apo thjesht përbejnë një proces normal ne mënyrën e funksionimit te IEVP-ve.