88 % të objekteve postare ndahen nga Posta Shqiptare

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2019 rezultojnë 7,323,652 objekte postare të pranuara dhe të dërguara nga Posta Shqiptare dhe Ofruesit e Shërbimeve Postare

Sipas të dhënave të publikuara së fundi nga AKEP për tremujorin e katërt të vitit 2019 Posta Shqiptare zë rreth 88% të tregut postar përkundrejt Ofruesve të tjerë të shërbimeve postare të cilët së bashku zënë 12% shkruan Monitor. Megjithatë,  shumicën e këtyre objekteve e përbëjnë objekte si fatura që kanë të ardhur të ulët për operatorin që i bën, pasi është tregu i “paketave” ai që ka rëndësi sot dhe sjell më shumë të ardhura për kompanitë.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2019 rezultojnë 7,323,652 objekte postare të pranuara dhe të dërguara nga Posta Shqiptare dhe Ofruesit e Shërbimeve Postare, të detajuara si më poshtë:

Bazuar në të dhënat e paraqitura Posta Shqiptare në tremujorin e katërt 2019 ka realizuar 6,473,421 shërbime postare, shifër e cila përkthehet në 1,468,626 objekte postare më pak se tremujori i tretë 2019, sikundër ofruesit e shërbimeve postare në tremujorin e katërt 2019 kanë realizuar 65,245 objekte postare më shumë se në tremujorin e tretë të vitit 2019.

Pjesën më të madhe të shërbimeve postare e zë Shërbimi Universal Postar, i cili luhatet në nivelet rreth 73% për tremujorin e katërt të vitit 2019.

Nga krahasimi i periudhës T4-2019 me periudhën T3-2019, vërehet një rënie e numrit të shërbimeve postare në masën 1,403,381shërbime, sikundër nga krahasimi i tremujorit të katërt të vitit 2019 me tremujorin e katërt të vitit 2018 vërehet një rritje e shërbimeve postare në masën rreth 1,159,414 shërbime.