873 viktima nga Koronavirusi në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe

Britania ka publikuar të dhënat që lidhjen me koronavirusin sa i përket 24 orëve të fundit.

Britania ka publikuar të dhënat që lidhjen me koronavirusin sa i përket 24 orëve të fundit. Sipas Daily Mail numri i viktimave është 873 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 17382.

Ditën e djeshme numri i viktimave ka qenë shumë më shumë i ulët, 449. Kjo është shifra më e lartë që prej 18 prillit ku ishte 888, shkruan Top Channel.

Sipas mediave britanike numri mund të jetë më i lartë se 17382 pasi shumë viktima nuk janë regjistruar dhe flitet se numri që mund t’u shtohet atyre që kanë ndërruar jetë për shkak të CoVid-19 është 3833.