80 vjeçari Ukrainas i bashkohet ushtrisë

Gjatë 48 orëve të sulmit rus në Ukrainë, ka dalë në pah vendosmëria e qytetarëve për të mbrojtur sovranitetin e atdheut të tyre.

Me mijëra ukrainas kanë rrokur armët duke u përballur me agresionin e urdhëruar prej Vladimir Putin.

Kjo foto po bën xhiron e botës. Në të tregohet një i moshuar 80-vjeçar i paraqitur për t’ju bashkuar ushtrisë së Ukrainës.

Mban në dorë vetëm një valixhe të vogël me sendet personale. Dy palë pantallona, një furce dhëmbësh dhe disa sanduiçë.

Ai thotë: “Po e bëj këtë për ardhmen e nipërve të mi“.